Në edicionin e 65 të më të bukurës në botë, me 30 janar në Manila të Filipineve, Iris Mittenaere u shpall fituese e Miss Universe.
Gjatë kurorëzimit nuk u arrit të shpallej përpara publikut edhe dy çmime.
Por, bukuroshja shqiptare Lindita Idrizi ishte ajo që fitoi çmimin Miss Fotogjenia dhe çmimin Miss Miqësia e mori koreano-jugorja, Jenny Kim, transmeton Telegrafi.
Vajzave i është ofruar një shumë simbolike prej një mijë dollarësh për çmimin e fituar.
Kujtojmë se Kosovën e ka përfaqësuar argjentinasja Camilla Barazza. /Telegrafi/