Emili Backa, 43 vjeç nga Tirana ra pre e një atentati duke u plagosur në Kato Ahaja të Patras së Greqisë.
Sipas mediave greke, ngjarja ndodhi mbrëmjen e së mërkurës, ku Backa u qëllua tre herë më armë zjarri pistoletë nga një person që ndodhej brenda një makine me xhama të errët.
43-vjeçari që kishte 1 vit që kishte dalë nga burgu, mori vetëm 1 plumb në trup dhe ndodhet në spital jashtë rreziku për jetën.
Policia dyshon se ngjarja ka lidhje me përplasjet brenda bandave për çështjet e trafikut të drogës./Tv Klan