Telegrafi

Shqiptari me shtetësi serbe arrestohet për kontrabandë me mallra

Foto: Arkiv

Është arrestuar një shqiptar shtetas i Serbisë, pasi që gjatë kontrollit në automjetin e tij Kombi është vërejtur se transportonte skele alumini dhe lidhëse metalike për të cilat dyshohet se i njëjti i ka sjellë rrugëve ilegale.

Me vendim të prokurorit, automjeti me mall i dorëzohet doganës ndërsa, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

Rasti siç njofton Policia ka ndodhur në fshatin Hodonoc të Kamenicës, pasditen e djeshme.