Gabriel Paulista është dëmtuar në ndeshjen miqësore mes Arsenalit dhe Manchester Cityt.
Lëndimi i tij është dukur mjaft serioz, gjë që ia shton telashet Arsene Wengerit për fazën defensive.
E përditshmja britanike, “Mirror” raporton se skuadra londineze pritet të tranferojë një qendër-mbrojtës deri ditën e premte të kësaj jave, transmeton Telegrafi.
Prioritet i Arsenalit mbetet mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi, por shkaku i klauzolës prej 50 milionë eurove, mund të mos të bëhet lojtar i Gunners.
Si alternativ tjetër shihet edhe ish-mbrojtësi i Manchester United, Johhny Evans, i cili luan për West Bromwich Albionin.
Vlen të theksohet se të dielën, në kuadër të ndeshjes së parë të Ligës Premier, Arsenali mirëpret në stadiumin “The Emirates” kundër Liverpoolit. /Telegrafi/