Site icon Telegrafi

Shqiptari nga Kosova zbulon filtrin më efikas kundër ndotjes (Video)

Ndotja në Kosovë tejkalon parametrat e lejuar, meqë mungojnë edhe filtrat adekuatë që ndikojnë në pastrimin e ajrit.

Por, Avni Barani nga Klina e Epërme e Skenderajt ka bërë një shpikje që tejkalon këtë problem. Ai ka zbuluar filtrin që pastron edhe tymin më të ndotur. Për këtë ai ka marrë certifikate ndërkombëtare.

Përmes këtij filtri mund të bëhet asgjësimi dhe riciklimi i mbeturinave të ndryshme, pa ndotur ajrin, raporton RTK.

“Një mrekulli e tillë nuk gjendet në Evropë”, thotë Barani t’i kenë thënë ekspertët nga shtete të ndryshme perëndimore. /Telegrafi/

https://video.xx.fbcdn.net/hvideo-xfa1/v/t43.1792-2/12367255_430632693803009_1551971939_n.mp4?efg=eyJybHIiOjE1MDAsInJsYSI6MTAyNCwidmVuY29kZV90YWciOiJzdmVfaGQifQ%3D%3D&rl=1500&vabr=205&oh=636c151fa24f7c5dd4cbbbcfbc219327&oe=569ED05A

Exit mobile version