Site icon Telegrafi

Shqiptari nga Kosova shkon në Ukrainë për të shpëtuar 19-vjeçaren që kishte mbetur e bllokuar nga luftimet

Pas agresionit rus, Ukraina mbetet vend i pasigurt për të qëndruar.

Mediat franceze kanë raportuar për shqiptarin nga Kosova, Esat Hamiti, i cili ka shpëtuar një 19-vjeçare, që ishte nën bombardimet e Kievit.

Esati jeton në Francë, dhe ai sëbashku me bashku me shokun e tij Brice Auert, kishin fluturuar drejt Ukrainës, për të shpëtuar ukrainasen.

Sipas raportimit televizionit Mosaïk Cristal, Alina kishte mbetur e vetmuar dhe e bllokuar në zonën e luftës, pasi familja e saj pak ditë më parë ishin larguar për në Francë.

Tani ajo pret të bashkohet me familjen, njofton Telegrafi.

Ndryshe, rundi i tretë i negociatave në mes të Kievit dhe Moskës ka përfunduar në orët e mbrëmjes së 7 marsit, derisa negociatorët ukrainas kanë përmendur përparim të lehtë për korridoret humanitare, që u mundësojnë qytetarëve të ikin nga pushtimi i paprovokuar i Rusisë në Ukrainë.

Krijimi i korridoreve humanitare, që u mundësojnë civilëve ikjen nga qytetet që po sulmohen, ka qenë pikë grindjeje në mes të dy palëve, pasi më herët kanë dështuar përpjekjet për të krijuar kalime të sigurta, andaj mijëra persona kanë mbetur të bllokuar brenda qyteteve.

“Rundi i tretë i negociatave Rusi – Ukrainë ka përfunduar në Bjellorusi”, ka thënë Ambasada ruse në Minsk, përmes një postimi në Telegram.

Ajo ka thënë se bisedimet kanë zgjatur tri orë./Telegrafi/

Exit mobile version