Gara për mashkullin më të bukur në botë tashmë ka filluar.
Në mesin e mashkujve nga e tërë bota që po garojnë për titullin “Mister World”, është edhe një shqiptar.
Djaloshi nga Kosova që jeton në Zvicër, Pajtim Mehmetaj, pasi u prezantua në “Miss & Mister Swiss”, ku u rendit në mesin e dhjetë mashkujve më të bukur të vendit, po sfidon veten edhe për më të bukurin e botës.
“Mister World” do të mbahet në Luksemburg dhe Pajtimi do të përfaqësojë pikërisht Zvicrën. /Telegrafi/