Telegrafi

Shqiptari kapiten i Zvicrës (Foto)

Përfaqësuesja e Zvicrës do të përballet me Irlandën në një takim miqësor.

Në këtë takim do të fillojnë ndeshjen nga minuta e parë katër futbollistë shqiptarë, ndërsa tre të tjerë do të presin rastin në pjesën e dytë

E veçanta është se mesfushori kosovar Valon Behrami do ta bartë shiritin e kapitenit në këtë takim.

Granit Xhaka, Valon Behrami, Blerim Xhemaili dhe Admir Mehmedi do të jenë titullarë.

Ndërkohë Shani Tarashaj dhe Pajtim Kasami do të presin rastin për tu inkuadruar, ndërsa Xherdan Shaqiri është i lënduar. /Telegrafi/