Site icon Telegrafi

Shqiptari i iku policisë italiane si nëpër filma, në fund arrestohet

Policia italiane kishte përcjellë në Arzignano dhe Montecchio Maggiore një makinë tip “Volsvagen Touran” që rezultoi se ishte vjedhur më datë 5 maj në San Giovanni Lupatoto të Veronës.

Karabinierët e kanë pikasur mjetin në fjalë, i cili kishte tre persona brenda. Me të parë se ishte duke u ndjekur nga policia, drejtuesi i automjetit i ka dhënë gaz duke tentuar të arratiset. Kjo ishte një ndjekje e gjatë si nëpër filma, ku shqiptari ka tentuar të nxjerrë jashtë rrugës njërën prej makinave policore.

Pavarësisht arratisjes “spektakolare”, policia e ka arritur mjetin e tre personave. Kur këta të fundit nuk kanë mundur më të bëjnë rezistencë, kanë ikur në këmbë. Karabinierët kanë ndjekur ata dhe vunë në pranga njërin prej tyre, Ergen Bibën 22 vjeç, emër i njohur për uniformat blu të shtetit italian.

I riu u arrestua nën akuzën e vjedhjes së makinës. Ndërkaq, karabinierët janë duke punuar për të arrestuar edhe dy bashkëpunëtorët e Bibës. /Shekulli/

Exit mobile version