Piktura e njohur “An Arnaut Smoking” (Shqiptari duke tymosur), e punuar në vitin 1882 nga autori Jean-Leon Gerome, është nxjerrë në shitje në Londër nga shtëpia e famshme e ankandeve, Christie’s.
Vlera fillestare është 1. 2 milionë funte, por besohet se do ta arrijë shifrën 1. 8 milionë funta apo 2. 1 milionë euro kurse oferta mbyllet nesër (18 nëntor).
Gerome (1824-1904) në vitin 1856 udhëtoi për në Egjipt, ku u mahnit nga ngjyrat dhe aromat e Lindjes. Ky udhëtim qe vendimtar për suksesin e mëvonshëm të tij si piktor orientalist. Deri në fund të jetës vazhdoi të pikturonte figura shqiptare. /Telegrafi/