Në emisionin televiziv “Në Klub” të A1 TV Montenegro, Dritan Abazoviq deklaroi se është i gatshëm që të bëjë koalicion me partinë mbështetëse të Vladimir Putinit.
Partia serbe me të cilën Abazoviq është i gatshëm të hyjë në koalicion, ka premtuar se do ta tërheqë njohjen e pavarësisë së Kosovës.
“Nëse shumicën mund ta përbëjnë URA, demokratët dhe Demokratski Front, atëherë Mali i Zi ka gjasa”, ka deklaruar ai në media.
Zgjedhjet parlamentare në Malin e Zi do të mbahen këtë të diel.
Herën e kaluar, më 2016, pati një përpjekje për grushtet në Podgoricë nga ana e Kremlinit, ku ishin angazhuar nga shërbimet sekrete ruse serbë ultranacionalistë e çetnikë.
Dritan Abazoviq është njëri nga shqiptarët më të zëshëm në skenën politike në Mal të Zi. Ai është kryetar i grupit politik URA, e cila është kryesisht e përbërë nga joshqiptarët. Në këto zgjedhje ai ka hyrë me platformën në gjuhën serbe “Crno na Bijelo” apo “E zeza në të bardhë”.
Ajo për çka njihet Abazoviq, është platforma kundërshtuese ndaj Partisë në presidentit Milo Gjukanoviç, përkatësisht në krah të opozitës së tij apo opozitës serbe pro-ruse.
Abazoviq mban qëndrime plotësisht të njëjta me frymën e “Demokratski Front”, parti e cila njihet si e afërt me Kremlinin zyrtar.
Sipas fotografive që kanë botuar mediet malazeze, Abazoviq është takuar disa herë me klerikun ortodoks serb Gojko Peroviqin.
Peroviq është i njohur për qëndrimet antishqiptare dhe sentiment të lartë pro diktatorit rus Vladimir Putin. /RTK/