Site icon Telegrafi

Shqiptari dhe zvicerani bëjnë për spital 41 vjeçarin nga Kosova

Një Kosova 41-vjeçar është sulmuar brutalisht mbrëmjen e së mërkurës në Zvicër, më saktësisht në Kusterëiesstrasse.

Media zvicerane Blick.ch raporton se 41-vjeçari nga Kosova ka mbetur i lënduar rëndë nga goditja në kokë që i është bërë me një mjetë të fortë. Ai është detyruar të dërgohet me urgjencë në spital, teksa janë përdorur automjetet fluturuese.

Policia zvicerane dy orë pas kryerjes së kësaj vepre ka arritur të arrestojë dy persona, njëri  zviceran 16-vjeçar dhe një shqiptar 44-vjeçar, teksa policia është në kërkim edhe të personit të tretë.

Sipas policisë 41 vjeçari nuk është në rrezik për jetë, teksa nuk dihet ende arsyet që dërguan deri në sulmin fizik.

Exit mobile version