Lojtarët e Kosovës, Shkëlqim Demhasaj dhe Benjamin Kololli, kanë shënuar në ndeshjet e javës së 34-të në Superligën e Zvicrës.
Elita e futbollit zviceran këtë mesjavë i ka zhvilluar ndeshjet e xhiros së 34-të.
Baseli në këtë xhiro ka shënuar fitore 3-2 në shtëpi përballë Luzernit.
Për mysafirët e Luzrenit, të dy golat i shënoi sulmuesi i Kosovës, Shkëlqim Demhasaj.
https://www.youtube.com/watch?v=25wmwu5OQLU&feature=youtu.be
Një gol në këtë ndeshje e shënoi Albian Ajeti.
Golin këtë xhiro e ka gjetur edhe Benjamin Kololli, që ka shënuar në fitoren 3-0 të Zurich ndaj Thunit.
https://www.youtube.com/watch?v=ZdAj8bhqQLw
Edhe Bastien Toma ia ka dhëne fitoren Sionit ndaj Xamaxit. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=0TZa7JQ3Ptk