Në një studim të Universitetit të Rijekës, përkrahur nga fondacioni norvegjez “Norwegian Research Council” del se shqiptarët janë populli më jo nostalgjik për ish-Jugosllavinë.
Më saktësisht raportohet se Universiteti i Rijekës i përkrahur nga fondacioni norvegjez “Norwegian Research Council” dhe Universiteti i Oslos ka bërë një studim në të cilin janë përfshirë 10.500 njerëz nga shtetet e ish-Jugosllavisë (pa Slloveninë).
Siç raporton e përditshmja kroate “Jutarnji list”, në studim përfshihen raportet e shteteve të dala nga ish-Jugosllavia, fajësia për luftërat që e shkatërruan shtetin, kërkimfalja dhe pajtimi.
Të anketuarit janë përgjigjur edhe në pyetjet për nostalgjinë ndaj shtetit të shpërbërë të ish-Jugosllavisë. S’do mend që shqiptarët në këtë anketim dalin populli më jo nostalgjik për Jugosllavinë, ndërsa pasojnë kroatët. /Telegrafi/