Site icon Telegrafi

Shqiptarët në Bursa të Turqisë organizojnë iftar masiv

Në iftarin e vitit kaluar morën pjesë 1.000 persona, ndërsa këtë vit në sofrën e shtuar nga të rinjtë e lagjeve morën pjesë 2.000 persona.

Banorët me prejardhje shqiptare të lagjeve Zafer dhe Namık Kemal në rrethin Osmangazi të qytetit turk Bursa kanë organizuar një iftar masiv me pjesëmarrjen 2.000 personave, i cili tashmë është shndërruar në traditë.

Në organizimin e bërë nga të rinjtë e lagjeve të lartpërmendura, ashtu si vitin e kaluar edhe këtë vit është organizuar një iftar.

Në iftarin e vitit kaluar morën pjesë 1.000 persona, ndërsa këtë vit në sofrën e shtuar nga të rinjtë e lagjeve morën pjesë 2.000 persona.

Të rinjtë, të cilët kursyen paratë, gjithashtu me mbështetjen e bamirësve arritën një marrëveshje me një kompani ushqimore.

Sofra u shtua në Rrugën “Namık Kemal”, ndërsa morën pjesë banorët e këtyre lagjeve.

Lagjja Zafer njihet me banorët e saj me prejardhje nga vendet e Ballkanit, kryesisht shqiptarë./TRT

Exit mobile version