Site icon Telegrafi

Shqiptarët ndër popujt më me fat në lotarinë amerikane

Sipas një studimi të fundit në të cilin janë grumbulluar të dhëna gjatë periudhës 1993-2015, shqiptarët janë përfituesit e pestë më të mëdhenj në botë të Lotarisë amerikane, ndër 201 entitete të ndryshme

Gjatë kësaj periudhe kohore, 42 mijë 419 shtetas shqiptarë janë pajisur me “Green Card” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nëpërmjet sistemit të lotarisë.

Shqiptarët janë fitues në masën 4.5% mbi totalin e të gjithë fituesve, çka do të thotë se, thuajse 1 në 20 fitues lotarie ka qenë shqiptar, shkruan ‘Scan’.

Përqindje më të lartë se kjo kanë; Etiopia, Nigeria, Egjipti dhe Ukraina, me 6.5%, 5.94%, 5.11% dhe 5.04% të totalit, përcjell albinfo.ch.

Edhe pse janë ndër përfituesit më të mëdhenj, shqiptarët janë ndër frekuentuesit më të pakët të burgjeve amerikane, me një normë shumë pranë zeros.

Exit mobile version