Telegrafi

“Shqiptarët janë raca më e bukur”, Adrola Dushi pozon me maskën me shqiponjë

Adrola Dushi arrin që të mahnit fansat me secilën paraqitje që bën.

Ish-Missi konsiderohet si një prej femrave më të bukura shqiptare, me linjat të përkryera trupore dhe bukuri natyrale.

Modelja e famshme njihet edhe për thjeshtësinë e saj dhe “guximin” që shpesh herë të shfaqet pa makijazh.

Foto: Adrola Dushi/Instagram

Por, në imazhet që ka hedhur së fundi përveç thjeshtësisë, Adrola e dëshmoi se sa krenare ndihet që është shqiptare.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Adrola Dushi
Foto: Adrola Dushi/Instagram

Adrola pozoi në disa fotografi ku shihet me një palë xhinse dhe një xhaketë të kuqe të kombinuar me një çantë “Louis Vuitton”.

Foto: Adrola Dushi/Instagram

Modelja bukuroshe në fytyrë mbante një maskë të zezë me emblemën me shqiponjë të kuqe, ndërsa tha se shqiptarët janë një raca më e bukur.

Foto: Adrola Dushi/Instagram

“Trashëgimia shqiptare. Ne jemi raca më e bukur”, ka shkruar Adrola në mbishkrimin e imazheve ku dukej në formë të mrekullueshme.

Foto: Adrola Dushi/Instagram

Kujtojmë që Adrola është nënë e një djali nga martesa e mëparshme. /Telegrafi/