Site icon Telegrafi

Shqiptarët dhe serbët u përleshën në qendër të Gelsenkirchen

Sipas Sky Sport, Bild dhe Daily Mail, japin versione të ndryshme se nëse kanë qenë tifozët anglezë ata që kanë qenë pjesë e përplasjes së dhunshme në qendër të Gelsenkirchen me serbët, ku sipas tyre ka pasur të implikuar edhe disa shqiptarë.

Ata janë përleshur në qendër të Gelsenkirchen, por sipas gazetarit të Sky Sports News, Kaveh Solhekol, përplasja nuk ishte e madhe pasi prania e policisë gjermane e ndaloi këtë gjë.

Policia ka arrestuar disa nga personat që ishin pjesë e përleshjes, ku kishte edhe të lënduar.

Anglia dhe Serbia do të luajnë sot ndeshjen e xhiros së parë të Grupit C të Euros në Veltins Arena të Gelsenkirchen nga ora 21:00.

Shqiptarët janë numër të madh në Gjermani për të përcjellur nga afër kombëtaren e Shqipërisë që është pjesë e Euro 2024. /Telegrafi/ 

Exit mobile version