Në Evropë, përqindja më e madhe e qytetarëve që jetojnë në shtëpi në pronësi të tyre janë nga Ballkani. Kështu, 85,9 për qind e banorëve të Maqedonisë jetojnë në shtëpitë e tyre, ndërsa në Zvicër 42,2 për qind.
Sipas të dhënave nga Eurostat që i analizon portali “Langeist”, 85,9 për qind e banorëve të Maqedonisë jetojnë në shtëpi në pronësi të tyre. Rekorderë janë Kosova dhe Shqipëria, ku rreth 97 për qind e njerëzve kanë banesa të tyre, dhe nuk jetojnë me qira. Në Rumani, kjo përqindje është 95.7, në Serbi, Mal të Zi dhe Kroaci rreth 90 përqind, në Bullgari 85 dhe në Greqi 73.3 për qind.
Gjermania (49.1%) dhe Zvicra (42.2%) kanë norma më të ulëta të pronësisë së banesave në Evropë. Janë vendet e vetme ku më shumë qytetarë jetojnë me qera se sa që jetojnë në shtëpi me pronësi të tyre.
Një nga faktorët e mundshëm që ndikon në normat e pronësisë së banesave në Evropë është disponueshmëria e banesave. Në disa vende, si Gjermania dhe Zvicra, kostot e strehimit janë relativisht të larta, duke e bërë të vështirë për shumë njerëz blerjen e një shtëpie. Ndërsa në vende të tjera, si Bullgaria dhe Rumania, strehimi është shumë më i lirë, kështu që blerja e shtëpisë është më e pranueshme finansiarisht. /Telegrafi/