Telegrafi

Shqipri Kelmendi flet për muzikën, aktrimin dhe bashkëpunimin me Ryva Kajtazin

Këngëtari Shqipri Kelmendi ka promovuar bashkëpunimin e tij me këngëtaren Ryva Kajtazi, “Thehet Zemra”.

Ai në “Reload” në RTV Dukagjini ka thënë se bashkëpunimi me Ryva Kajtazin ishte e suksesshëm, dhe se nuk përjashton mundësinë në të ardhmen edhe ndonjë bashkëpunim tjetër.

“Të dy jemi të kënaqur, nuk e kemi pritur një sukses të tillë”, ka deklaruar këngëtari dhe aktori, Shqipri Kelmendi.

Me Ryvën ai ka bashkëpunuar edhe në projekte tjera filmike, dhe në spektakle të ndryshme të humorit.

Ai ka treguar se videoklipi është xhiruar në Shkodër, por në bisedë me miq këngëtari tregon se u thotë në Sicili, për shkak të ngjashmërisë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Shqipri Kelmendi thotë se aktrimi i flenë më shumë në zemër, por veten e ka gjetur në muzikë.

“Nuk e kam menduar ndonjëherë se kam kaluar në muzikë, dhe se do të jetojë nga muzika, gjëja e fundit në botë do ishte kjo”.

Kelmendi ka paralajmëruar së në shtator pritet të sjellë këngën e tij të re, e cila do të jetë një baladë. /Telegrafi/