Shqipri Kelmendi dhe Ryva Kajtazi kanë publikuar videoklipin e këngës me titull “Thehet zemra”.
Kreshnik Avdiu është kujdesur për muzikën dhe e ka shkruar tekstin e kësaj kënge, ndërsa orkestrimin e ka realizuar Ardian Kastrati.
Ana vizuale i është besuar produksionit Urban Graphics.
Kjo këngë shënon rikthimin e Ryvës pas mungesës më se dyvjeçare në skenën e muzikës shqipe.
Impenjimet e saj në jetën private dhe angazhimi si nënë e kanë lënë pak mbrapa në aspektin e prurjeve të reja muzikore, por kjo nuk do të zgjasë edhe për shumë kohë.
Në një prononcim për Telegrafin, këngëtarja kishte thënë se ky rikthim i ka dhënë shumë energji për të punuar rreth projekteve të reja.
“Pas një pauze në fushën artistike, mendoj se jam rikthyer me energji shumë të mirë, shumë pozitive, me një frymë të re në përgjithësi”, është shprehur Ryva. /Telegrafi/