Telegrafi

Shqipri Kelmendi dhe Dafina Dauti lansojnë “Potpuri 2021”

(Foto: YouTube)

Tashmë që jemi në prag të festave të fundvitit, këngëtarë të ndryshëm kanë filluar të lansojnë projektet e tyre.

Në mesin e këtyre artistëve janë edhe Shqipri Kelmendi dhe Dafina Dauti, të cilët kanë bashkuar fuqitë për të sjell një duet.

Në rrjetin social Instagram, që të dy kanë bërë të ditur se kanë publikuar projektin e ri muzikor.

(Foto: YouTube)

Bëhet fjalë për “Potpuri 2020”, për orkestrimin e së cilës është përkujdesur Vedat Lushtaku.

Vlen të përmendet se që kur u lansua në platformat digjitale, dueti mes tyre është pritur mjaft mirë. /Telegrafi/