Site icon Telegrafi

Shqiponja sulmon vajzën 20-muajshe në Norvegji, ia nguli kthetrat dhe filloi ta ngrit në ajër – e ëma e shpëtoi në momentet e fundit

Një vajzë 20-muajshe po luante në fermën e familjes në Trondelag në pjesën qendrore të Norvegjisë, kur një shqiponjë e rrëmbeu dhe ia nguli kthetrat në kokë.

“Shqiponja u shfaq nga askund dhe e rrëmbeu vajzën”, tha babai i saj, identiteti i të cilit nuk është zbuluar, transmeton Telegrafi.

Në anën tjetër, e ëma e saj kishte kërcyer duke arritur ta kap shqiponjën me të cilën “luftoi” me qëllim që t’ia lëshojë fëmijën.

Asaj i doli në ndihmë një fqinje që së bashku arritën ta shpëtojnë vajzën e vogël.

Ishte gjuetari Per Kare Vinterdal, i cili vrau shqiponjën, që sipas tij e kishte parë vogëlushen si “pre”.

Ai tha se e ëma dhe fqinja arritën ta kapin vajzën nga kthetrat e shqiponjës, por “grabitqari” vazhdonte të sillej vërdallë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version