Nuk ka ndeshje derbi të skuadrave të kreut në javën e dhjetë të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat).
Ndeshjet e xhiros së dhjetë luhen të mërkurën, të enjten e të premten. Lideri, Istogu, të enjten nga ora 14:30 luan ndaj Shqiponjës në Gjakovë.
Istogu ka fituar nëntë ndeshjet e deritashme dhe udhëheq në tabelë me 18 pikë. Shqiponja është e gjashta me 10 pikë.
Të mërkurën janë ndeshjet:
Drita – Vëllaznimi (16:30)
Samadrexha – Prishtina (17:00)
Vushtrria – Jusuf Gërvalla (16:00)
Të enjten është edhe ndeshja në mes të Kastriotit e KEK-ut (16:30).
Kurse xhiroja përmbyllet me ndeshjen Ferizaj – Vjosa, që luhet të premten nga ora 16:30