Telegrafi

Shqiponja dhuron “spektakël” në qiell, filmohet me dron

Një video e pazakontë e filmuar me dron shfaq shqiponjën duke fluturuar mbi peisazhet e Ukrainës.

Fotografitë dhe videoja e shqiponjës shfaq krahët gjigantë, derisa fluturon mbi lumin Dnieper në Ukrainë.

E derisa droni po e filmonte shqiponjën, ajo i afrohej edhe më shumë objektivit të kamerës duke dhuruar “spektakël” në ajër.

“Një grabitqar ishte i interesuar shumë për dronin tim”, ka shkruar përbri videos autori i saj Dr. Evgeny Komarovsky. /Telegrafi/