Një video e pazakontë e filmuar me dron shfaq shqiponjën duke fluturuar mbi peisazhet e Ukrainës.
Fotografitë dhe videoja e shqiponjës shfaq krahët gjigantë, derisa fluturon mbi lumin Dnieper në Ukrainë.
E derisa droni po e filmonte shqiponjën, ajo i afrohej edhe më shumë objektivit të kamerës duke dhuruar “spektakël” në ajër.
“Një grabitqar ishte i interesuar shumë për dronin tim”, ka shkruar përbri videos autori i saj Dr. Evgeny Komarovsky. /Telegrafi/