Shqiponja me bisht të bardhë është parë në Angli këto ditë, për herë të parë që pas 240 viteve.
Me krahët prej 2.5 metrave të gjerë, konsiderohet si zogu më i madh grabitqar që për herë të fundit në Angli ishte parë në vitin 1780, transmeton Telegrafi.
Megjithatë disa janë pretendojnë se ky lloj i shqiponjës është parë në Skoci në vitin 1916, por një gjë e tillë nuk është konfirmuar nga organet kompetente.
Shqiponja me bisht të bardhë, ka sy të artë dhe sqep dhe këmbë të verdhë. Ato në përgjithësi kategorizohen si grabitqarë dhe shumicën e kohës e kalojnë nëpër lartësi të mëdha.
Ato kanë aftësinë që kapin peshqit dhe lepujt derisa janë duke fluturuar. /Telegrafi/