Site icon Telegrafi

Shqipja: Nuk jam vajzë për një natë

Shqipe Hysenaj është një prej banoreve që ka arritur të marr vëmendje mjaft të madhe gjatë këtij rrugëtimi të saj në edicionin e dytë të Big Brother VIP Kosova.

Krahas debateve që bën, Shqipja ka arritur të ketë raporte të mira edhe me disa prej banorëve, mes tyre edhe me Adrin.

Së fundmi dyshja biseduan me njëri-tjetrin ku Shqipja foli më shumë rreth vetes, duke thënë gjëra që nuk i kishte thënë më parë.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Kosova

“Unë nuk jam shumicë, unë jam një person që gjendet një herë në jetë dhe një person që është i rrallë, dhe i’a di vetes time, prandaj unë nuk mundem të përfundojë me këdo”, është shprehur Shqipja.

Ajo me tutje vazhdoi të thoshte se “ajo mund të bëjë ‘one night stand’ (vajzë për një natë), por nuk i preferon ato pasi që nuk është një vajzë e tillë”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Big Brother VIP Kosova

Kujtojmë që Shqipja u bë e njohur për publikun me pjesëmarrjen në emisionin e dashurisë “Përputhen”. /Telegrafi/


Exit mobile version