Telegrafi

Shqipja me një dukje shumë të veçantë, për finalen e Big Brother Vip Kosova

Shqipe Hysenaj, një nga finalistët e Big Brother Vip Kosova 2, ka qenë njëra nga konkurrentët më të fortë gjatë gjithë spektaklit.

Në finale, Shqipja mahinti publikun shqiptar me një veshje të zezë të pabesueshme.

E veçanta e ansamblit të saj ishte një shqiponjë e madhe e zezë në gjoks, që përfaqësonte flamurin shqiptar.

Foto: Big Brother Vip Kosova/YouTube

Ishte një simbol i fuqishëm që nxirrte në pah krenarinë dhe dashurinë e saj për vendin e saj.

Shqipja në mes të shqiponjës, largon një pjesë nga pëlhura e cila zbulon hartën e Kosovës.

Foto: Big Brother Vip Kosova/YouTube

Ndryshe, vendosmëria, qëndrueshmëria dhe loja strategjike e saj i kanë dhënë asaj një vend në finale.

Ajo ka treguar forcë dhe qëndrueshmëri të jashtëzakonshme gjatë gjithë rrugëtimit të saj në shtëpinë e Big Brother Vip Kosova.

Prania e Shqipes në finale është dëshmi e aftësisë së saj për të lundruar në sfidat dhe dinamikën e shfaqjes. /Telegrafi/