Sonte në orën 21:00 fillon ndeshja Shqipëri – Francë.
Rrjetet sociale tashmë janë vërshuar nga tifozat e kombëtares, të cilët kanë postuar flamuj kuq e zi e shumë prej tyre edhe fotografi të djemve të kombëtares.
Blerim Destani ndeshjen do ta shikoj nga afër, pasi që ai është aktualisht në Francë bashkë me Mc Kreshën dhe disa të tjerë.
Në një fotografi që aktori e ka postuar, Blerim Destani shihet me Lorik Canën teksa bashkë e kanë krijuar shqiponjën me duar.