Site icon Telegrafi

Shqipëria kualifikohet në finalen e “Eurovision 2019”

Jonida Maliqi shkëlqu me performancën e saj në natën e dytë gjysmëfinale të "Eurovision 2019" (Foto: Eurovision/Facebook)

Shqipëria ka arritur që të kualifikohet për në natën finale të “Eurovision 2019”.

Këngëtarja Jonida Maliqi ka përfaqësuar denjësisht shtetin shqiptar me interpretimin e këngës “Ktheju Tokës”, të cilën e këndoi në gjuhën amtare.

Pas përfundimit të performancave nga 18 shtetet, është hapur televotimi i cili zgjati për 15 minuta nga juria dhe publiku.

Lexo po ashtu Intervista e Jonida Maliqit për Telegrafin rreth pjesëmarrjes së saj në Eurovision 2019

Kalkulimi i rezultatit në fund nxori listën me 10 shtetet që siguruan biletën për në natën finale që do të mbahet të shtunën në Tel Aviv, dhe një nga ato ishte edhe Shqipëria.

Jonida Maliqi shkëlqu me performancën e saj në natën e dytë gjysmëfinale të “Eurovision 2019” (Foto: Eurovision/Facebook)

Në një intervistë ekskluzive për Telegrafin, Jonida u shpreh se mbështetja që i japin shqiptarët në këtë kompeticion është shumë e rëndësishme, kjo pasi edhe tematika që trajton në këngën “Ktheju Tokës” është mistike dhe u dedikohet atyre.

“Kënga “Ktheju Tokës” është një këngë, e cila përfaqëson më së miri shqiptarët jashtë trevave shqiptare, ata që ndodhen kudo nëpër botë. Kështu që është mënyra më e mirë që ata të na votojnë, të na mbështesin duke votuar këngën shqipe, vendin tonë dhe pse jo artin shqiptar”, ka thënë artistja Maliqi për Telegrafin.

Edhe vitin e kaluar, shteti shqiptar preku finalen me këngëtarin Eugent Bushpepa, i cili me këngën “Mall”, u rendit i 11-ti në këtë kompeticion, që vitin e kaluar u mbajt në Lisbonë. /Telegrafi/

Momenti kur Shqipëria kualifikohet në finalen e “Eurovision 2019”:

Exit mobile version