Nga ora 20 e ditës së hënë në kufirin Kosovë – Shqipëri në Morinë është bllokuar sistemi në Doganën shqiptare dhe si pasojë është krijuar një kolonë e gjatë e maunave me mallrave, shkruan Telegrafi.
Sipas drejtuesve të mauneve kjo situatë është e papranueshme pasi që çdo vonesë në procesimin e këtyre mjeteve u krijon problem në pune tyre të përditshme.
Ndërkaq sipas drejtuesve të mauneve sitemi është zhbllokuar tek sot dhe ka filluar të punojë. /Telegrafi/