Site icon Telegrafi

Shqipëria zhvillon sot miqësoren ndaj Uellsit

Shqipëria do të takohet me Uellsin në kuadër të miqësoreve që po zhvillohen para Kampionatit Evropian.

Gara më e madhe për përfaqësueses në kontinentin e vjetër fillon më 11 qershor dhe përfundon më 11 korrik.

Kështu, përfaqësueset që marrin pjesë në këtë garë po zhvillojnë miqësore për të shikuar gjendjen e lojtarëve të tyre, derisa në aspektin ku është Shqipëria, Edy Reja shikon alternativat e reja.

Ndeshja që fillon në ora 18:00, do të luhet në stadiumin ” Cardiff City Stadium”.

Ky takim do të jetë mjaftë interesant, pasi që të dy skuadrat do të shkojnë deri në limitet e fundit.

Andaj, takimi që fillon në pasditen e së shtunës, do të jetë një që nuk duhet humbur, duke marrë parasysh faktin që Shqipëria sfidon një ekip që do të luajë në Euro 2020. /Telegrafi/

Exit mobile version