Site icon Telegrafi

Shqipëria vlen 10.5 milionë euro më shumë se Izraeli

Para sfidës së fundjavës, në fushë do të zbresin dy skuadra që nuk kanë diferenca të mëdha sa i përket vlerës në tregun e futbollistëve.

Gjithsesi, Shqipëria është ajo që kushton më tepër. Djemtë e Gianni De Biasit kapin një çmim total prej 42.25 milionë eurosh, duke iu referuar vlerësimeve që u ka bërë “transfermarkt” kartonëve të lojtarëve kuqezi. Më i shtrenjti është Elseid Hysaj në kuotën e 13 milionëve, i ndjekur nga Taulant Xhaka me katër milionë.

Ndërkohë, e gjithë përfaqësuesja e Izraelit ka një vlerë totale prej 31.7 milionësh, ku plot 32 për qind e saj mbulohet nga mesfushori i CSKA-së së Moskës, Bibras Natkho. Kartoni i tij ka një çmim prej dhjetë milionësh, ndërsa në vendin e dytë vjen Eran Zahavi me katër milionë euro.

Exit mobile version