Site icon Telegrafi

Shqipëria vetëm barazim ndaj Gjerogjisë në ‘Air Albania”

Është mbyllur pa fitues miqësorja mes Shqipërisë dhe Gjeorgjisë në “Air Albania” me rezultat 0-0.

Kuqezinjtë krijuan disa raste të rrezikshme, por goli nuk erdhi përballë një kundërshtari të fortë në mbrojte.

Edi Reja bëri gjashtë ndryshime në formacion krahasuar me Spanjën. Rey Manaj përkrah Armando Brojës në sulm, sfida e parë si titullar për Kristjan Asllanin, teksa e nisën nga minuta e parë Thomas Strakosha, Ylber Ramadani, Odise Roshi dhe Endri Çekiçi.

Ky i fundit pati mundësinë më të mirë në minutën e 38-të. Asist perfekt  Berta Gjimshitit, mesfushori i Konyaspor shmangu bukur një mbrojtës kundërshtar, por gjuajtja pati potence dhe jo saktësi.

Më parë tentuan edhe Broja, Asllani dhe Roshi për Shqipërinë por pa sukses.

Reja la Brojën në dhomat e zhveshjes në pushim dhe në fushë zbriti Sokol Cikalleshi.

Minuta edhe për Giacomo Vrionin, por dy sulmuesit e future si zëvendësues nuk ia dolën të kthejnë në gola shanset e tyre.

Në fund provoi edhe Asllani, por grushtoi portieri Mamardashvili.

Ekipi mik provoi reflekset e Strakoshës me një gjuajtje të fortë të Kvekveskiri (72’).

Shqipëria tentoi golin në minutat e mbetura, por një gjë e tillë nuk ndodhi dhe takimi përfundoi në barazim 0-0. /SS/

Exit mobile version