Site icon Telegrafi

Shqipëria vendos për trajnerin, do ta drejtojë Christian Panucci

Kombëtarja shqiptare më në fund ka një trajner të ri! Ai është Christian Panucci.

Lajmi vjen nga gazeta “Sport Ekspres”, sipas së cilës presidenti i FSHF-së, Armand Duka, e ka marrë vendimin dhe zyrtarizimi i italianit pritet brenda pak orësh.

Dy emrat e fundit që janë përmendur si pasues të Gianni De Biasi-t, Luigi De Canio dhe Clarence Seedorf, janë fshirë nga lista kuqezi, edhe pse i pari kishte përvojën dhe i dyti emrin.

Ish-trajneri i Livornos dhe Ternanës ka punuar me të madhin Fabio Capello në kombëtaren e Rusisë dhe, me siguri, kjo ka ndikuar fort që Duka t’ia besojë atij “dashurinë më të madhe”, togfjalësh që ka përdorur vetë së fundmi.

Interesant është fakti se kësaj here ka pasur mjaft trajnerë të cilët janë vetofruar për stolin e Shqipërisë, gjë që tregon se, me kualifikimin në Evropianin e Francës, reputacioni i kuqezinjve ka arritur kulmin.

Exit mobile version