Shqipëria U19 ka fituar trofeun Roma Caput Mundi, pasi mposhti në finale Rumaninë me rezultatin e pastër 2-0.
Ekipi i drejtuar nga Erjon Bogdani shënoi që në pjesën e parë me Çelën, ndërsa në të dytën ishte Metolli ai që vulosi fitoren e të rinjve kuqezi.
Më parë Shqipëria kish kaluar me sukses Anglinë dhe Italinë, këta të fundit dje me penallti.