Site icon Telegrafi

Shqipëria U-21 i mbyll me humbje kualifikimet

Shqipëria U-21 është turpëruar nga udhëtimi në Izrael, pasi u mposhtë nga moshatarët e tyre të Izraelit, 4:0.

Kombëtarja kuqezi e drejtuar nga Redi Jupi, ishte inferiore përballë kundërshtarëve, që shënuan nga dy gola në secilën pjesë.

Titullar luajti lojtari nga Kosova, Ylber Radamani, kurse Emir Sahiti nuk u inkuadrua fare.

Kjo ishte ndeshja e fundit në grup, dhe pas kësaj humbje, Shqipëria (12 pikë) përfundon në vendin e katërt, pas Portugalisë, Izraelit e Greqisë, derisa la prapa Hungarinë e Lihtenshtajnin.

Exit mobile version