Shqipëria ka arritur të përmbysë rezultatin në 2-1 kundër Hungarisë.
Hungarezët kaluan fillimisht në epërsi Daniel Gera në minutën e 55-të.
Por kuqezinjtë e vegjël nuk u dorëzuan duke rikthyer gjithçka.
Liridon Latifi ka gjuajtur fillimisht në portë, por mbrojtësi largoi topin nga vija për tu kthyer te Latifi i cili me një asistim të bukur barazoi për 1-1. E gjithë kjo ndodhi në minutën e 69-të.
Nuk vonoi shumë dhe erdhi goli i fitores. Ishte përsëri sulmuesi prishtinas Liridon Latifi ishte ai që bëri një asistim të bukur nga 25 metra duke e gjetur mbrojtësin Prenga në afërsi të portës i cili shënoi për 2-1.
Pas kësaj fitoreje Shqipëria ka 12 pikë dhe gjendet në pozitën e dytë. /Telegrafi/
1-0: Shqipëria U21 kalon në epërsi ndaj Hungarisë U21. Shënon Manaj, asiton Latifi.
Posted by Telegrafi Sport on 2016-03-28
2-1: Tjetër gol nga Shqipëria U21 ndaj Hungarisë.Shënon Prenga, asiston Latifi.
Posted by Telegrafi Sport on 2016-03-28