Sot do të startojnë ndeshjet e para kualifikuese për kampionatin evropian, i cili do të mbahet gjatë vitit të ardhshëm kalendarik.
Shqipëria do të jetë nikoqire e kombëtares turke në kuadër të ndeshjes së parë të Grupit H, ku gjenden edhe Andorra, Islanda dhe Franca.
Një alarm fals tronditi për disa orë kampin kuqezi, kur Armando Sadiku pësoi një lëndim, por pas ekzaminimeve të para, për fat të mirë sulmuesi nuk pati asgjë serioze që mund të mungonte në ndeshjen me Turqinë.
Gjithashtu ky do të jetë edhe një rikthim në rolin e trajnerit të kombëtares së Turqisë së Senol Gunesit, i cili në vitin 2002 ishte renditur i treti në kampionatin botëror.
Theksojmë se ndeshja mes këtyre dyja kombëtareve do të zhvillohet në Shkodër me fillim në ora 20:45.
Shqipëria: Berisha, Hysaj, Gjimshiti, Veseli, Aliji, Xhaka, Abrashi, Memushaj, Uzuni, Grezda dhe Sadiku.
Turqia: Gonuk, Soyuncu, Kabak, Gonul, Tasdemir, Belozoglu, Takdemir, Yazici, Karaca, Calhanoglu dhe Yilmaz. /Telegrafi/