Site icon Telegrafi

Shqipëria me trajner të ri

Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit është mbledhur sot, teksa ndër vendimet e marra ishte edhe krijimi i strukturës për Kombëtaren U15.

Trajner i këtij ekipi është zgjedhur një Italian: Alesandro Reçenti. Më parë ai ka punuar për llogari të Udineses dhe Juventusit në Itali, ndërkohë që edhe me FSHF ka patur bashkëpunim, pasi ka qenë pjesë e stafit të Shqipërisë U19 për femra.

Reçenti pritet që së shpejti të prezantohet dhe të thotë fjalët e tij të para për detyrën e re që ka nisur.

Exit mobile version