Site icon Telegrafi

Shqipëria tërheq vëmendjen e gazetarëve të Koresë së Jugut

Për herë të parë në Shqipëri u realizua këtë fundjavë një Press Trip me gazetarë nga Korea e Jugut, organizuar nga Agjencia Kombëtare e Turizmit dhe Ministria e Turizmit dhe e Mjedisit në bashkëpunim me Ambasadën e Shqipërisë dhe Kosovës në Japoni.

Në një kohë të kufizuar në Shqipëri për palën koreane u mundësua nga AKT pritja në Doganën e Morinës, vizita turistike në Tiranë, Durrës dhe Berat si dhe përcjellja për në Aeroportin Nënë Tereza .

Ky Press Trip kishte për qëllim njohjen e publikut koreno-jugor me Shqipërinë dhe disa nga atraksionet e saj turistike, në përfundim të këtij udhëtimi 2 ditorë, përshtypjet ishin nga më të mirat duke vlerësuar Shqipërinë për natyrën, kulturën, historinë dhe gastronominë e pasur që ofron./ATA/Telegrafi/

Exit mobile version