Site icon Telegrafi

Shqipëria do të organizojë Kongresin Botëror të Ligjit 2027, Rama nga Spanja: Do të sjellë tre mijë juristë

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ndodhet sot në Madrid ku është pritur në takim nga mbreti Felipe VI në Pallatin Mbretëror Zarzuela.

Kreu i qeverisë ka ndarë disa foto në rrjetet sociale nga takimi i organizuar nga mbreti Felipe VI për nder të Shqipërisë me anëtarët e bordit të “World Jurist Association”, organizata prestigjioze ndërkombëtare e juristëve, gjyqtarëve, akademikëve dhe profesionistëve të ligjit nga e gjithë bota.

Rama thekson më tej se takimi u zhvillua “në vigjilje të nënshkrimit të marrëveshjes për organizimin e “World Law Congress Albania 2027” (Kongresit Botëror të Ligjit në vitin 2027), i cili do të mbahet në Tiranë e do të sjellë rreth 3 mijë juristë nga gjykatat supreme dhe sistemet gjyqësore të shumë vendeve të botës”.

“Në mikpritjen e bukur edhe për nder të Shqipërisë, organizuar nga Madhëria e Tij, Mbreti Felipe VI, me anëtarët e bordit të “World Jurist Association”, organizata prestigjioze ndërkombëtare e juristëve, gjyqtarëve, akademikëve dhe profesionistëve të ligjit nga e gjithë bota, në vigjilje të nënshkrimit të marrëveshjes për organizimin e “World Law Congress Albania 2027”, Kongresit Botëror të Ligjit në vitin 2027, i cili do të mbahet në Tiranë e do të sjellë rreth 3 mijë juristë nga gjykatat supreme dhe sistemet gjyqësore të shumë vendeve të botës”, shkruan kreu i qeverisë. /Telegrafi/

Exit mobile version