Kombëtarja e Shqipërisë luan sot ndaj Spanjës, një kundërshtar i frikshëm për kuqezinjtë.
Shqipëria dhe Spanja janë takuar pesë herë në mes vete, para ndeshjes së sotme që është e gjashta.
Nga këto pesë takime të mëparshme me ‘Furia Roja’, kombëtarja kuqezi ka statistika të tmerrshme.
Kjo pasi, nuk ka asnjë fitore dhe asnjë barazim, duke bërë pesë fitoret t’i takojnë kombëtares spanjolle.
Megjithatë, kjo nuk është e tëra, pasi Shqipëria ka arritur nga pesë takimet t’i shënoj vetëm dy herë, për dallim nga Spanja që ka gjetur plot 24 herë portën. /Telegrafi/