Shqipëria i ka dalë në krahë Izraelit, i cili ka shpallur gjendje lufte. Godina e universitetit politeknik në sheshin Nënë Tereza, është “veshur” mbrëmjen e kësaj të diele me flamurin Izraelit, duke treguar qartazi se Shqipëria qëndron në krahun e Izraelit në këtë luftë.
Militantët palestinezë të Hamasit sulmuan papritur Izraelin nga Rripi i Gazës më 7 tetor, gjë që nxiti reagimin e menjëhershëm të ushtrisë izraelite me sulme ajrore.
Zyrtarët në Izrael raportuan për më shumë se 600 njerëz të vrarë, ndërsa ata në Rripin e Gazës thanë se së paku 370 veta janë vrarë dhe mbi 2.000 të tjerë janë plagosur ndërkohë që konflikti vazhdon ende. /Telegrafi/