Site icon Telegrafi

“Shqipëria skuadër shumë e fortë, kanë një avantazh ndaj nesh” – Cristante vlerëson kuqezinjtë para ndeshjes

Mesfushori i Italisë, Bryan Cristante, në një intervistë për UEFA-n, e ka vlerësuar së tepërmi Shqipërinë, kundërshtarin e parë të Azurrëve në Euro 2024.

Cristante theksoi se kuqezinjtë janë një rival i fortë edhe për faktin se shumë lojtarë shqiptarë e njohin mirë futbollin italian.

“Shqipëria është një skuadër shumë e fortë, janë të vështirë për t’u përballur edhe për faktin se shumë lojtarë shqiptarë aktivizohen në Serie A dhe e njohin mirë kampionatin dhe futbollin italian. Na njohin mirë dhe e dinë se si do të luajmë, ndoshta ky është edhe problemi më i madh kundër tyre”.

“Por, e dimë se nëse dhurojmë 100 për qind në fushë dhe jemi të përqendruar, mund të fitojmë. Në një grup si ky i yni, ndeshja e parë dhe një rezultat pozitiv ka shumë rëndësi”.

“Megjithatë, të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme, Spanja dhe Kroacia e kanë treguar në këto vite se janë skuadra të mëdha”.

Lexo po ashtu Asllani: Në fushë duhet angazhim dhe zemër, luajmë si grup

“Por, edhe ne e kemi treguar këtë. Ashtu siç është e vështirë për ne, ashtu do të jetë e vështirë edhe për kundërshtarët. Nuk mund t’i lejojmë vetes hapa fals”, ka thënë Cristante. /Telegrafi/ 

Exit mobile version