Telegrafi

Shqipëria shpërblen Smajlajn, mësoni sa para i ndau qeveria heroit të Beogradit

Ministrja e Arsimit dhe Sporteve, Lindita Nikolla, ka pritur kampionin e Evropës në kërcim së gjati, Izmir Smajlaj.

Në këtë takim, Lindita Nikolla e vlerësoi atletin 23-vjeçar, duke i premtuar edhe mbështetjen e mëtejshme të qeverisë, në mënyrë që ai të stërvitet sa më mirë për të synuar objektiva më madhorë.

Lexo po ashtu Mediat serbe e marrin si provokim bërjen e shqiponjës me duar nga atleti shqiptar Izmir Smajlaj (Foto)

“Ne do të mbështesim me zemër dhe jo vetëm, në mënyrë që ti të vijosh stërvitjen dinjitoze, e pse jo, të shpallesh edhe kampion bote. Na ke dhënë një shtysë të fortë që të bëjmë edhe më shumë për sportin”, tha ministrja.

Vetë Smajlaj nuk e fshehu mirënjohjen për mbështetjen dhe premtimet që i janë dhënë, sidomos në këtë periudhë pas suksesit në Evropian:

“Shpërblim do të ketë sepse është e caktuar me ligj. Thjesht po pritet përgjigjja e antidopingut. Më tej, i di vetë shteti punët”, ka theksuar ai.

Lexo po ashtu Kthehet kampioni, Smajlaj synon medalje në Botërorin e Atletikës

Përfitimin financiar në bazë të ligjit prej 4 milionë lekësh të vjetra (3 mijë euro), Izmir Smajlaj do ta marrë pas mbërritjes së përgjigjes së analizës së dopingut, e cila ka një afat rreth 2 javë pas garës.

Pritja në Ministrinë e Arsimit e Sporteve nuk ishte e vetmja garë ku mori pjesë Izmir Smajlaj. Kampioni i Evropës në atletikë u takua edhe nga drejtuesit e Komitetit Olimpik Kombëtar.