Shqipëria zhvillon sot (e martë) miqësoren e dytë dhe do të përballet me Gjeorgjinë.
Kuqezinjtë janë nikoqir të gjeorgjianëve për sfidën që luhet në ora 18:00 në stadiumin “Air Albania”.
Tanët dhuruan paraqitje impresionuese ndaj Spanjës në ndeshjen e zhvilluar në Barcelonë, duke pësuar humbje 2-1, nga golat që mund të evitoheshin lehtë.
🦅 𝐉𝐮 𝐩𝐫𝐞𝐬𝐢𝐦 𝐧𝐞𝐬𝐞̈𝐫 𝐧𝐞̈ 𝐬𝐭𝐚𝐝𝐢𝐮𝐦, 𝐭𝐞̈ 𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡𝐞̈ 𝐬𝐞̈𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤𝐮 𝐩𝐞̈𝐫 𝐊𝐨𝐦𝐛𝐞̈𝐭𝐚𝐫𝐞𝐧 ❤️🖤
Shqipëri 🇦🇱 – 🇬🇪 Gjeorgji
🗓 29 mars, 🕕 18:00📍Biletat mund të blihen në Tiranë,
🏟 “Air Albania”
🏟 “Selman Stërmasi”
🌐 https://t.co/RbhMZFWfsH pic.twitter.com/zGkd1vayk8— FSHF (@FSHForg) March 28, 2022
Në atë përballje, Shqipëria dhe Edy Reja arritën të kuptojnë se edhe përballën një kampioni botëror e evropian, mund të marrin një fitore të merituar dhe duke treguar futboll cilësore.
Në anën tjetër, për ndeshjen me Gjeorgjinë, Shqipëria do të testojë disa prurje të reja, me strategu italian që do të kërkojë më shumë opsione për ndeshje në Ligën e Kombeve.
Ky test do të jetë një i mirë për kuqezinjtë, që do të kërkojnë të zhvillojnë më shumë lojën mes tyre dhe natyrisht të njihen edhe me cilësitë e prurjeve të reja. /Telegrafi/