Konsullata e nderit e Shqipërisë në Kharkiv është shkatërruar nga bombardimet ruse, tha Ministria e Jashtme e Shqipërisë në një njoftim në Twitter.
“Shqipëria e dënon ashpër agresionin rus që solli shkatërrimin e konsullatës së nderit të Shqipërisë në Kharkiv. Autorët duhet të mbajnë përgjegjësi”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme shqiptare.
“Në orën 23:15, Konsullata e Nderit e Republikës së Shqipërisë u garantua si pasojë e një sulmi ajror të trupave ruse. Konsulli i Nderit dhe stafi i konsullatës janë aktualisht të sigurt”, thuhej në njoftimin e konsullatës.
Ndërsa sot gjatë ditës, presidenti i Rusisë Vladimir Putin e ka shpallur Shqipërinë shtet jomiqësor./Telegrafi/
#Albania strongly condemns the #Russian aggression which led to the destruction of the Honorary Consulate of 🇦🇱 in #Kharkiv. Perpetrators must be held accountable!#StopRussianAggression #StandWithUkraine️ pic.twitter.com/INiZkznIpO
— Albanian MEFA 🇦🇱 (@AlbanianDiplo) March 7, 2022