Site icon Telegrafi

Shqipëria pa dy titullar ndaj Austrisë

Kombëtares shqiptare do t’i mundojnë dy lojtarë të rëndësishëm në miqësoren ndaj Austrisë.

Shkëlzen Gashi dhe Ledian Memushaj nuk janë të gatshëm për këtë sfidë.

Dy futbollistët e Kombëtares nuk janë në kushte optimale dhe trajneri Gianni De Biasi nuk do t’i rrezikojë për ndeshjen e sotme, shkruan ‘Panorama Sport’.

Gashi është dëmtuar dy ditë më parë në pulpë, ndërsa shqetësime ka pasur edhe mesfushori Memushaj. Nuk dihet ende nëse lojtarët do të jenë të gatshëm për ndeshjen e ardhshme ndaj Luksemburgut.

Exit mobile version